Skip to main content

Posts

Cilia and IFT (Detina Zalli, Ph.D. Harvard University)

Sqarim : Kohët e fundit kanë filluar që shkrimet e mia të lexohet ndryshe

Sqarim Kohët e fundit kanë filluar që shkrimet e mia të lexohet ndryshe. Gjoja se unë me anë të shkrimeve mëtuakam arritjen e ndonjë pozicioni partiak dhe politik. Me këtë nuk dua të them se mëkat është të merresh me polikë. Assesi, dikush duhet të merret, sidomos ata që e shohin veten se janë për një gjë të tillë, porse duke mos e vendosur interesin e tyre vetjak përpara atij kolektiv! Madje unë provova të merrem me polikë, por shpejt e pashë se nuk jam për politikë dhe se politika nuk është rrobë që mua më shkon për shtati. Kjo nuk do të thotë se unë betohem se kurrë nuk do të merrem me polikë, por ajo që shihet, tregon qartë se arma më dobiprurëse për mua është shkrimi dhe studimi, ndonjë veprimtari shoqërore, si dhe puna e rregullt që e bëj. Kjo përzgjedhje për të funksionuar dhe frymuar si njeri nuk është aspak e lehtë, sepse përmes shkrimit unë synoj mirëqenien e shoqërisë. Kjo nuk mund të bëhet pa i kritikuar dhe këshilluar politikanët të cilët janë të fuqishëm n

Pse ca intelektualë shqetësohen për Ahmetin, dhe jo për MONSTRëN E SOPOTIN?

Pse ca intelektualë shqetësohen për Ahmetin, dhe jo për MONSTRëN E SOPOTIN? Shkruan: Fejzi Hajdari Si kuptojë këta disa intelektualë, që aq shumë shqetësohen për figurën e Ali Ahmetit sot kur është aksidentuar (që është shumë njerëzore dhe humane. Edhe unë të njëjtën e bëra kur dëgjova lajmin e hidhur). Por, më habit një fakt tjetër, pse ata s'u dhimbsën dhe nuk shfaqën shqetësim absolut dje kur ndodhi rasti gjyqësor MONSTRA, pse s'u shqetësuan aspak kur rriheshin cdo ditë nxënësit shqiptarë përtej Urës së Gurit, pse nuk ngritën zërin kur ndodhi RADISHANI, SOPOTI, ENCIKLOPEDIA, pse s'u shqetësuan, kur dje me metoda fashiste, digjej pasuria e shqiptarëve në "Gjorce..." e cila për qëllim kishte dëbimin e shqiptarëve nga zona "përtej Vardarit". Kjo sjellje, në mos servilizëm, mua me duket si dyfytyrësi, dhe veprim joparimor. Më falni zotrinj të respektuar, por pse jeta e Ali Ahmetit na qenka më e vlefshme se sa e njerëzve që pësuan nga ra

Marrëveshje e Ohrit mund të jetë duke u rrezitur diku brigjeve të Liqenit të Ohrit

Nëse fëmijëve i thua çdo ditë, çdo muaj e çdo vjet që të mësojnë e të mos lazdrohen, apo nëse shokut ia përsëritë çdo muaj e çdo vit të njëjtën këshillë, ndikimi do të jetë e kundërta e asaj që thuhet. Këshilla e mirë, por e përsëritshme s’di sa herë, drejtuar të njëjtit njeri, në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtën gjë, s’do mend se bëhet bajate, madje fillon edhe të urrehet. Ngjashëm është bërë puna edhe me Marrëveshjen e Ohrit. Ajo është bërë një metaforë folklorike dhe monotone. Ndoshta edhe nuk kanë çfarë ndërmendje dhe këshilla t’i japin palës maqedonase dhe duan që përmes kësaj metafore ta kalojnë rendin e këshillave. Kështu që, secili funksionar i lartë shqiptar që po vjen në Maqedoni për vizitë, të njëjtën porosi po e jep. Unë nuk e di se sa ata dinë për këtë marrëveshje. Unë nuk e di se përse ata nuk merren me vërejtje konkrete në aspekt të trajtimit dhe faktorizimit të shqiptarëve të këtushëm. Unë dyshoj dukshëm në seriozitetin e tyre, sepse tashmë po i

Nuk duhet protestuar kundër Jabllanoviqit, por kundër jabllanoviqëve tanë

Nuk duhet protestuar kundër Jabllanoviqit, por kundër jabllanoviqëve tanë, të cilët mes tjerash flasin edhe shqip. Ku është Vlora Qitaku, që si një e prekur prej djallit para do kohësh u ngacmua me rastin e një ligjërate të një imami shqiptar, gjoja se i paska fyer gjitha femrat shqiptare. Ministri serb i “Kosovës dhe Metohisë” gjithë protestuesit shqiptar në Gjakovë i quajti egërsira dhe sërish shoqet e Vlorës dhe vetë Vlora dëshmuan se sikur të jenë egërsira tërbohen vetëm kur është fjala për ndonjë “gabim” të ndonjë shqiptari. Më vjen keq se armiku jemi bërë ne! Burimi: Iljasa Salihu  

Euro dhe frangu mund të barazvlerësohen, por jo edhe...

Euro dhe frangu mund të barazvlerësohen, por jo edhe Abdylhaqimi me Abdylmenafin, ani pse emrat e që të dyve fillojnë me "Abdyl"! Unë nuk mund të rrihem me Xhetlinë, ani pse ushtroj wing chun. Lëre se nuk mund, por as që vjen në shprehje kjo gjë, prandaj Abdylhaqimi nuk ka faj, por Abdylmenafi që ka pranuar një debat të tillë. Janë kategori aspak të përafërta. Të paktën pak të kishin qenë! Burimi: Iljasa Salihu  

Forcimi i dollarit amerikan kundrejt frangut

Forcimi i dollarit amerikan kundrejt frangut ka gëzuar mërgimtarët shqiptar, që jetojnë në Amerikë dhe ka hidhëruar poseduesit e frangut, të cilët duhet ta shkëmbejnë për raste të caktuara frangun me dollarin. Rënia e euros kundrejt frangut, dukshëm ka gëzuar mërgimtarët shqiptar, të cilët punojnë në Zvicër. Forcimi i frangut kundrejt euros ka hidhëruar ndërmarrjet zvicerane, sepse tashmë njerëzit do të jenë të prirë të blejnë mallra jashtë Zvicrës. Zvicrës do t’i pakësohen p aratë dhe do t’i grumbullohen mallrat. Me këtë sërish do të përfitojnë shtresat e mesme dhe ato të varfra, sepse grumbullimi i mallrave shoqërohet me ulje të çmimit. Me këtë rast Gjermanisë do t’i rritet sasia e shitjes së mallrave, gjë që do të gëzohen ndërmarrjet gjermane, sidomos ato ndërmarrje të cilat janë në gjendje të prodhojnë shumë, kurse do të hidhërohen në anën tjetër punëtorët dhe punonjësit që punojnë në Gjermani, të cilët kundrejt poseduesve të dollarit dhe të frangut do të jenë në gjen

Pikërisht në regjimet gjakatare lulja e quajtur Kadare mbinë brufullueshëm

Pikërisht në regjimet gjakatare lulja e quajtur Kadare mbinë brufullueshëm. Në kohën e komunizmit ai bëri emër dhe nam si shkrimtar, derisa në anën tjetër Lasgush Poradeci kishte thyer lapsin për të vdekur pastaj në një mjerim të paparë. Lasgushi kishte thënë më mirë do ta thyej lapsin se sa të shkruaj ashtu siç më thuhet a urdhërohet prej lartë. Në kohën kur Izraeli akuzohet prej shumëkujt për gjenocid ndaj popullit palestinez, Kadare merr çmim të rëndësishëm po prej këtij shteti, ani pse intelektuali dhe shkrimtari duhet të jetë zë i zëshëm i të përvuajturve dhe i atyre që i bëhet padrejtësi, pavarësisht përkatësisë së tyre racore, politike, kombëtare dhe fetare. Lus Zotin që kurrë të mos bëhem peng i çmimeve, sepse kjo do të ma garantonte nënçmimin, pikërisht atëherë kur do të kem nevojë të çmohem! Burimi: Iljasa Salihu  

Intrigat e integrimit

Përpos që rasti i Ukrainës ia prishi planet integruese integristëve tanë intrigues, tani flitet se ky rast mund të jetë shkak i nisjes së luftës së tretë botërore. Unë mendoj se si njëri ashtu edhe tjetri pohim nuk mbajnë. Luftërat botërore nuk janë seri të veturave që patjetër tjetra duhet ta pasojë parapraken. Meqë kishim veturë golf të tipit 1, atëherë qenë të pritura seritë e radhës dhe kjo është normale në mendësinë e teknologjisë. Aq më tepër kur m arrim parasysh faktin se bota sot është bërë njëpolare dhe asimetrike. Nuk mund të ndeshet në boks Kliçkovi me Seferin. Ende nuk i përkasin kategorisë së njëjtë. Sidoqoftë, stërzgjatja e përplasjeve kulturore, komplotet e mëdha botërore, konfliket lokale dhe rajonale të stërzgjatura, forcimi i Kinës ekonomikisht dhe i Rusisë ushtarakisht, vullkani i gjallë në Palestinën e pushtuar, ka mundësi që në një të ardhme të mesme të shoqërohet me ndonjë luftë botërore, porse duke e marr parasysh potencialin e armëve që bota s

Ilaçi për tretjen e gurëve në veshkë dhe tëmth

Një nga problemet e shpeshta në rrethin tonë paraqesin gurët në veshkë apo tëmth. Problemi më së shumti shkaktohet nga uji dhe ushqimi. Si të tentoni për t’i shmangur metodat me dhimbje të medicinës konvencionale po ju paraqesim reçetën popullore të provuar për tretjen dhe nxjerrjen e gurëve nga organizmi. Përbërësit: 250 gr sheqer pluhur, 0.25 l vaj ulliri ekstra të virgjër (eko), 250 gr limon me lëvozhgë 250 gr rrënjë majdanozi (të bluara) dhe 250 gr mjaltë (apo sasi të njejta të të gjithë përbërësve) Udhëzim: Limonin e lani mirë dhe nëse është i spërkatur e pastroni nga kimikatet. Këtë mund ta bëni me përzierjen për pastrimin e frutave, të cilën reçetë për përzierjen dhe proçedurën mund ta gjeni këtu. Pasi ta pastroni limonin, e preni në copëza dhe e bluani sa më imët në ‘blender’ apo mulli elektrik, rrënjët e majdanozit i qëroni, preni në copëza dhe i bluani sikurse limonin. I përzieni të gjitha dhe i shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur.

Në kohën kur u vra z. Aliu me tre shokët e tij

Në kohën kur u vra z. Aliu me tre shokët e tij, shqiptarët që këtyre ditëve po ndezin qirinj për të vrarët në Francë ishin nëpër zgafella të errëta. Atëkohë, nuk kishin qirinj për të ndezur, që të mund të shihnin se çka po ndodh në shtëpinë e fqinjit. Burimi: Iljasa Salihu  

Po pastrohemi dhe nuk po pakësohemi

Pronarët e ndërmarrjeve kur të mbushen deri në kulm me krim financiar si një prej formave të shpëtimit të tyre, ata ia ndërrojnë emrat atyre ndërmarrjeve. Kriminelët për t’i fshirë gjurmët e identitetit të tyre janë të gatshëm t’i ndërrojnë edhe emrat. Po ashtu, Xhemal Ahmeti i cili tanimë e dëshmoi se është kundër vlerave të tij, me krenari deklaroi se tashmë është Jon Leka, ashtu siç Shabani për çështje alkoolike që u bë Zef. S’do mend se kjo është e drejtë e tyre, ashtu siç është e drejta ime t’i ngushëlloj bashkëkombasit e mi duke i thënë se po pastrohemi, nuk jemi duke u pakësuar, fundja askush nuk ndihej mirë kur nga goja dhe dora e Xhemalit dëgjonte përçmime nga më të rëndat kundrejt atyre që emri Xhemal i dukej i familjes së tyre. Përndryshe emrat me kuptim në gjuhën shqipe i dua shumë, por ndërrimin e emrave e urrej shumë, ngaqë kjo mes tjerash dëshmon servilizëm! Burimi: Iljasa Salihu  

Ç'është halli i atij luani që më shikon si dhelpër?

Ç'është halli i atij luani që më shikon si dhelpër? Po ti moj dhelpër, pse hiqesh si luan? Sado të shquheni për diplomaci e trimëri, sërish jeni kafshë e nuk jeni njerëz, ani pse njeriu ndonjëherë për ta treguar trimërinë dhe diplomacinë e tij identifikohet me emrat e juaja. Megjithatë, mos harroni se njeriu ishte ai që ndërtoi kopshte zoologjike, që përmes robërimeve tuaja, me krekosje festoi lirinë e tij. Madje u tregua edhe bamirës ndaj jush duke e ndarë kafshatën e gojës me ju. Vetëm se njeriu pas grilave nuk kishte mure, për dallim prej jush që kishit grila e mure të larta! Burimi: Iljasa Salihu  

Veturat e shumta bien nën udhë si rrjedhojë e...

Veturat e shumta bien nën udhë si rrjedhojë e rrugës së papastruar në një pjesë të Komunës së Likovës. Sërish komuna nuk bëzanë dhe nuk ndërmerr asgjë për shmangien e këtyre aksidenteve, mbase edhe hiqet tërësisht si e pafajshme. Qoftë e tillë! Unë pra që po shkruaj kam faj, sepse ndonjëherë po i kritikoj të molisurit. Ç'është më e keqja, sërish shoh fytyra të qeshura, që për mua ato fytyra janë qesharake. Qeshin, por frikësohen të ankohen për këtë anarki. Frikësohen prej burokratëve grykor, edhe pse ata nuk hanë njerëz, por qebapa të ngrohta, kuptohet të paguara prej buxhetit të varfër. Kur ta analizosh mirë gjendjen, me pak fjalë i bie se mirë na bëjnë, ngaqë të paktën përgjatë përdhunimit as ofshama të lëshojmë nuk po guxojmë. Frika na mërdhiu më shumë se acari i sotëm. E po si tuca që jemi, pa dyshim se e meritojmë këtë trajtim! Burimi: Iljasa Salihu  

Gëzuar aty e gëzuar këtu, kurse gjithandej realisht të hidhëruar e të pakënaqur.

Gëzuar aty e gëzuar këtu, kurse gjithandej realisht të hidhëruar e të pakënaqur. Ja pse unë shumë rrallë shkruaj urime përgjatë festave. Kjo nuk do të thotë se unë veproj me të drejtë dhe uruesit gabim, por unë përpara se të them gëzuar shoh nëse kam arsye për t'u gëzuar, madje jo vetëm unë, por edhe shoqëria ime, si dhe çka mund të bëj për ta larguar shkakun e stërkeqjes që është shtrirë në mesin tonë. Kështu që, kot për disa besimtarë që i gëzohen lindjes së Muhamedit alejhi selam, kur realisht vëllezërve të vet nuk i flasin dhe të tjerëve i bëjnë padrejtësi! Burimi: Iljasa Salihu  

Dikur shumica e vajzave varroseshin të gjalla, kurse tani

Dikur shumica e vajzave varroseshin të gjalla, kurse tani shumë prej tyre si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit të edukimit po vdesin dhe për një kohë të gjatë nuk po varrosen. Në të vërtetë, ai që nuk i edukon vajzat edhe në frymën shpirtërore, ai i ka varrosur ato të gjalla. Vetëm sikur ta dinin! Burimi: Iljasa Salihu  

Bëhu i sinqertë !!!

Bëhu i sinqertë !!! Fjalët, pretendimet, parullat, zëri i lartë, pozita, dituria, adhurimi, postimet, komentet, këshillat,...., nuk vlejnë nëse nuk je i sinqertë, andaj: Bëhu i sinqertë !!! Burimi: Senad Ramadani  

Sot më ra në dorë një atlas i anatomisë

Sot më ra në dorë një atlas i anatomisë. Fillova ta shfletoja. Menjëherë, fillova të ballafaqohem me shumë të panjohura. Mendova se sa i pasur që qenkam. Sakaq, më erdhi një mendim se sa i varfër që isha. Qenkam i pasur me gjitha ato pjesë përbërëse të organizmit. Dola shumë i varfër, sepse shumë gjera i paskam, për të cilat nuk kisha qenë në dijeni. Pas pak, mendova se çfarë kuptimi ka fakti nëse unë di diçka për klimën dhe kulturën në Afrikë, kurse në anën tjetër, gjërat që çdo ditë i barti dhe ma mundësojnë lëvizjen nuk i ditkam. Sidoqoftë, kjo është madhështi e Krijuesit, pranë së cilës gjithherë jemi të mahnitur dhe njëherësh të sfiduar! Burimi: Iljasa Salihu

Funksionarët sa të mirë që janë për vetveten

Funksionarët sa të mirë që janë për vetveten. Asnjë ligj nuk e propozojë dhe nuk e miratojnë në dëm të tyre. Atyre u mjafton dëmi që ia sjellin popullit. Ata përkundër se marrin mëditje duke mos e ditur se për çka marrin, prej kujt dhe sa është shuma e asaj mëditje, ata u kujtuan se për mëditjet e pranuara duhet të mos paguajnë asnjëfarë tatimi. Ec e guxo të thuash se nuk janë të mençur! Burimi: Iljasa Salihu

Fama është sikurse shtëpia

Fama është sikurse shtëpia. Vështirë dhe me mundime të regjura ndërtohet, por mjafton një stuhi e fortë, tërmet apo shkëndijë zjarri, që ajo për disa minuta të trajtësohet në një gërmadhë! Burimi: Iljasa Salihu

Të tjerët po i edukojnë me helmim fëmijët tanë përmes filmave vizatimor

Të tjerët po i edukojnë me helmim fëmijët tanë përmes filmave vizatimor. Aty krishtlindjet po i paraqesin si diçka joshëse për fëmijët, përmes së cilave po mëtohet diçka e errët. Po ashtu ngjashëm po ndodhë edhe me babadimrin. Fëmijët nuk kanë faj, por të rriturit servila të cilët heshtin përballë këtyre mashtrimeve me pasoja tejet të rënda. Nuk jam kundër festave të të tjerëve, por jam për ruajtjen e qenësisë dhe të kulturës sonë. Festat e mia vërtetë nuk plasi që të tjerët të mi festojnë. Zgjohuni prindër sa nuk është bërë vonë! Burimi: Iljasa Salihu

Nuk kemi tolerancë në një vend ku kemi cenim të vlerave dhe kulturës së një populli

Nuk kemi tolerancë në një vend ku kemi cenim të vlerave dhe kulturës së një populli. Në emër të tolerancës të thonë se festat dhe mënyra e festimit të atyre festave duhet t’i festosh edhe ti, përndryshe nuk je tolerant dhe je primitiv, në mos edhe ekstremist. Këta harrojnë se kësaj nuk i thonë tolerancë, por demagogji dhe thirrje për nënshtrim e servilizëm, ngaqë festat janë rruga të gjera që me lehtësi udhëtarët e huaj do ta humbnin busullën. Falë Zotit si mysliman dhe shqiptar që jam, nuk jam pa festa, ndaj festat e të tjerëve do t’i respektoj dhe do t’i shikoj vetëm si festa të të tjerëve! Burimi: Iljasa Salihu

Koncepti qytetar është plotësues i atij kombëtar e assesi zëvendësues

Atyre që thirren vetëm në konceptim kombëtar në një shoqëri shumetnike, asnjëherë pema nuk u çeli. Unë nuk e di se cili njeri normal do ta mohonte konceptin qytetar, duke qenë se natyrshëm është qytetar i këtij shteti, si dhe të njëjtin koncept ta paraqes si koncept përjashtues ndaj konceptit kombëtar. Në sajë të kësaj mendësie, del se shqiptarët duhej të merren vetëm me të drejtën e përdorimit të gjuhës sh qipe, të flamurit, ndonjë mjet buxhetor për ndërtimin e teatrove shqiptar, ndërsa rrjedhat madhore shtetërore i përkitkan vetëm maqedonasve, ngaqë ata duhet parë shtetin edhe në prizmin qytetar. Madje del se shqiptarët nuk duhet të protestojnë kundër fabrikës vdekjeprurëse “Jugohrom”, ngaqë ajri i pastër i duhet të gjithëve dhe jo vetëm shqiptarëve, apo duhet protestuar vetëm për pjesën e ajrit që parashihet ta thithin shqiptarët! Shqiptarët në Maqedoni dështuan, pikërisht sepse qytetarinë ia lanë në dorë maqedonasve, ndërsa sikur u vetëmjaftuan vetëm me kërkesat ton

Propagandë tipike e SHIK-ut

Propagandë tipike e SHIK-ut: Në një javë kur krijohet koalicioni i poshtër mes hajnave të 3%-shit edhe hajnave të "Vendlindja Thërret", të cilët qe 15 vjet e shkatërrojnë vendin, me Kryeministër që s'ka dijtë nji kryeqytet me e udhëheqë, për çka edhe ka humbë Prishtinën, e kur seanca e parë iu dështon, ku tjetër me u kapë për me i fshehë dështimet, pos për Shpendin edhe akuzën tashmë të kahmotshme edhe bajate se LVV ka lidhje me "talebanët"? Pse? Se Shpendi hala nuk e ka dek orue qytetin me drita festive të fundvitit, e që është duke u ba në ditët në vijim. Për ma tepër, keta mafiozë, përmes mediave të tyne të fëlliqta, ia cenojnë Shpendit edhe jetën private, duke i publikue foto të familjes e shtëpisë, e duke shpifë për ta. He bre, kuçkat e nanës, Ekpresat, Indeksat e SHIK-at e lodhtë. Po lehtë është me ju çmontue, me nji status të vetëm. Burimi: Fisnik Ismaili

Unë sonte jam i befasuar për të mirë

Unë sonte jam i befasuar për të mirë. Jam më i nxitur dhe më shpresues. Shumësia dhe llojllojshmëria e njerëzve përgjatë përurimit të tri librave të autorit Jusuf Zimeri, më dha shtytje për të ecur më me vullnet udhës së diturisë. Madje sonte takova shumë miq, që vetëm virtualisht qemë njohur. Nuk më gëzonin shumë kur më thoshin se shkruaj mirë, por kur dëgjoja të më thonë se publikimet e tua me vëmendje i ndjekim dhe i lexojmë. Kjo për mua ishte lumturim i vërtetë, ngaqë shoh se mundi dhe përpjekja ime nuk shkon huq, ashtu siç mund të mendojmë ndonjëherë përgjatë çasteve jo aq shpresuese. Faleminderit i nderuar Jusuf për këtë mundësi takimi dhe krijimi të një atmosfere ku libri u vu në krye të dhomës. Shoqërisë sonë përnjëmend i duhen këso takimesh dhe organizimesh. Burimi: Iljasa Salihu

Drejtësia e njëanshme është padrejtësi e shumanshme

Rexhep Qosja me të drejtë qenka tmerruar me Isën, mirëpo me pa të drejtë qenka tmerruar vetëm me Isën. Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi që një akademik të jetë kaq i anshëm. PDK-ja, BDI-ja dhe PS-ja janë të paprekshme dhe çdo veprim që ndërlidhet me këto parti është veprim që duhet heshtur dhe ndonjëherë duhet përkrahur e përshëndetur. Ndërsa çdo veprim i LDK-së duhet kritikuar, sepse vetë prania e qenësisë së LDK-së ësht ë një ogurzi. Kjo për mua është tmerr. Përfundimisht më jep të kuptoj se z. Qosja kurrë nuk ka mundur të largohet prej vargonjve të komunizmit. Vetëm komunistët i shikojnë kaq anshmërisht gjërat. Sikur edhe për fe të bëhej fjala, njeriu me të drejtë i kritikon pjesëtarët e atyre feve, veprimet e tyre që janë duke i bërë në emër të fesë dhe të mos flasim për pjesëtarët e partive apo ideologjive të ndryshme. Si mund të kapërdihet një Kadri, një Hashim, një Halit, që lëre se politikisht i pastruan shumë syresh, flitej edhe se shumë sosh i dërguan për

Si e kërcnoi një Xhin Hoxhën Nesim Demiri?

Dëgjo mirë

Dëgjo mirë: Thotë Muhamedi alejhi selam, Allahu i Madhëruar urren çdo: 1.Mendjemadh ndaj të vërtetës dhe mospranues i saj 2.Person i cili lëvdohet për atë çka nuk e posedon dhe mbahet kryelartë 3.Person që ngrit zërin nëpër tregje 4.Personin që flenë si kufomë pa u zgjuar natën për ibadet, ndërsa gjatë ditës punon si gomar vetëm për dunja !!! Burimi: Senad Ramadani

Unë mendoj se atyre që patën mandatin e deputetit në një parti politike që...

Unë mendoj se atyre që patën mandatin e deputetit në një parti politike që shqiptarët shumë ia panë sherrin, duhet thënë se dera e pendimit gjithmonë është e hapur, por të synoni të njëjtën pozitë, apo të njëjtat pozita në një subjekt tjetër politik, as që bëhet fjalë. Unë gëzohem shumë kur dëgjoj për djemtë dhe vajzat që para do kohësh kishin qenë të përdalë, kurse tani me zemër të thyer trokitën në derën e pendimit. Zoti ia faltë, por më vjen keq, duhet thënë se sërish në prizmin horizontal nuk jeni të barabartë me ata që nuk patën nevojë të pendohen për të tilla gjëra, ndaj me plot çiltërsi u them, le ta njohin veten dhe le ta gjejnë pozitën që do t’i shkojë më së shumti përshtati! Burimi: Iljasa Salihu

Mos mendo se jeta yte do të jetë pranverë përgjithmonë

Mos mendo se jeta yte do të jetë pranverë përgjithmonë, përkundrazi sikurse stinët e vitit ashtu edhe ajo do ndryshojë. Do të kaplon nxehtësi dhe temperatura të larta, do të godasin acare dhe ngrica, ëndrrat tua do binë sikur gjethet e thara, por mos harro: jeta yte inshaAllah do lulëzon përsëri !!! |Turki ElEshxhai| Burimi: Senad Ramadani

Marrëdhëniet tona ndërnjerëzore janë pasqyrë dhe dëshmi e marrëdhënies sonë me Krijuesin tonë

Marrëdhëniet tona ndërnjerëzore janë pasqyrë dhe dëshmi e marrëdhënies sonë me Krijuesin tonë. Nuk mund të jetë lidhja e fortë me Krijuesin në prani të lidhjes shumë të dobët dhe hileqare me krijesat. Si mund t’i themi atij që shanë, përgojon, nënçmon, shpifë, grindet lehtë, shpërthen, gënjen dhe nuk bën vepra të mira se është duke e adhuruar si duhet Zotin. Ai vetëm është duke u vetëmashtruar dhe shtirë se është duke e adhuruar Zotin, sepse nuk mund ta adhurosh Krijuesin kur në anën tjetër hidhëron panevojshëm krijesat. Nuk mund të jesh rob i Zotit dhe njëkohësisht rob i njerëzve. Je duke gënjyer dhe dije se gënjeshtra nuk i ka hije besimtarit, madje aty ku është gënjeshtra nuk është besimtari. Sado të shohim koka të arrira dhe modele të zhvilluara, sërish roli i fesë në zhvillimin, gatimin dhe përgjithësisht në jetën tonë është i pazavendësueshëm. Që të jesh i lirë, duhet të mos jesh rob i njerëzve, por t’i shërbesh si është më së miri krijesave si rob i Zotit. Njeri i

Ata që për 20 vjet radhazi, apo edhe pak më pak se numri i këtyre viteve

Ata që për 20 vjet radhazi, apo edhe pak më pak se numri i këtyre viteve, me fanatizëm e përkrahën dhe e lartësuan Menduh Thaçin, moralisht duhet të tërhiqen përgjithmonë prej politikës. Një njeri normal do ta vëreje me kohë të keqen që fshihej brenda dhe jashtë z. Thaçit. Ai si i tillë nuk u bë sot, por ai, madje edhe më i vrazhdë ishte më herët. Kurse sot po ata që e ujitën këtë lule, duan të paraqiten lule në kopshtin e këtij populli. Ndërsa kalimi i funksionarëve të dikur shëm dhe të tanishëm nga një parti në tjetrën, duke synuar edhe më tej pozita të lartë, nuk është gjë tjetër pos një hipokrizi e hapur, që tashmë edhe daltonistët këtë gjë e shohin. Madje ky veprim është edhe një njollë për subjektet politike që ata synojnë të vënë gisht dhe dorë. E mira e këtyre njerëzve do të ishte që ata të bëhen vetëm votues të atyre që janë më të mirë, apo më pak të këqinj dhe asgjë tjetër, ngaqë të keqen nuk qenë në gjendje ta parandalojnë me kohë që sot të paraqiten pararojë

Unë nuk jam student, por jam me studentët.

Unë nuk jam student, por jam me studentët. Në mos për diçka madhore, është çasti që studentët të japin shenjë jete. Është koha që të tregohen antivlerat dhe injoranca nëpër universitete. Meqë kjo punë u nis, le të sqarohen dhe zbërthehen edhe disa anomali të tjera, sepse nuk është problem vetëm testi ekstern, mbase ky test është vetëm maja e ajsbergut. Dhëntë Zoti të kemi demonstrim të pakënaqësisë edhe kundër profesorëve injorant, heshtak dhe vasal të partive politike, sepse kjo është prapanica e ajsbergut, që rri e fshehur nën ujin e ftohtë! Burimi: Iljasa Salihu

Nuk frikësohem nga gruaja e keqe...

Nuk frikësohem nga gruaja e keqe sepse sherri i saj më bën që të mbrohem nga ajo me gjithë arsenalin që e posedoj. Por ajo çka më frikëson është gruaja e mirë, bëmirësia e sajë më bën ti hudh të gjitha armët dhe pa pikë rezerve të lë zemrën time në duart e saj.   |Mustafa Mahmud| Burimi: Senad Ramadani

Ndoshta ngaqë jam i ri, por nuk mbaj mend që...

Ndoshta ngaqë jam i ri, por nuk mbaj mend që ndonjë ministër i yni të ketë vdekur në krah të derteve të popullit. Përkundrazi, ata rrojnë prej popullit, por jo edhe për popullin dhe në mesin e popullit. Një ministër palestinez, sot dëshmoi diçka madhështore. Ani pse Palestina është e varfër dhe e pushtuar prej shteteve më të fuqishme të botës, porse ajo e ka atë që rrallë kush e ka; ajo arriti ta ruajë dinjitetin dhe krenarinë. Bijtë e tyre pranuan vdekjen, por jo edhe përçmimin. Ministri nuk zgjodhi si shumë ministra tjerë darkat e shtrenjta dhe vozitjet me xhip të blinduar, por ai pranoi të bie dëshmor, sepse nuk pranoi që me sytë e tij ta shihte vazhdimësinë e terrorit në dheun e të parëve të tij! Burimi: Iljasa Salihu

Është mirë që edhe të huajt ta kuptojnë se...

Është mirë që edhe të huajt ta kuptojnë se politikanët tanë ngushëllimet i bëjnë vetëm për ndonjë interes të ulët dhe jo pse dikush u dhimbset. Do të mjaftonte një stuhi, disa dëme materiale dhe ndonjë lëndim në njerëz në ndonjë shtet të zhvilluar ekonomikisht, që politikanët tanë, sidomos ata në pushtet, t’i rendisin telegram ngushëllimet, gjoja se këtyre shumë i kërcet për këtë gjëmë. Ndërkaq, edhe pse në mënyrë barbare u vra një ministër palestinez, asnjë politikan i yni nuk e dënoi rastin në fjalë dhe nuk shprehu zyrtarisht ngushëllime. Unë nuk them, por ata dëshmojnë se hileqar jemi edhe përgjatë ngushëllimeve, ndërsa të mos flasim për gjëra të tjera që janë më pak të ndjeshme. Burimi: Iljasa Salihu

Unë mendoj se atyre që patën mandatin e deputetit në një parti politike

Unë mendoj se atyre që patën mandatin e deputetit në një parti politike që shqiptarët shumë ia panë sherrin, duhet thënë se dera e pendimit gjithmonë është e hapur, por të synoni të njëjtën pozitë, apo të njëjtat pozita në një subjekt tjetër politik, as që bëhet fjalë. Unë gëzohem shumë kur dëgjoj për djemtë dhe vajzat që para do kohësh kishin qenë të përdalë, kurse tani me zemër të thyer trokitën në derën e pendimit. Zoti ia faltë, por më vjen keq, duhet thënë se sërish në prizmin horizontal nuk jeni të barabartë me ata që nuk patën nevojë të pendohen për të tilla gjëra, ndaj me plot çiltërsi u them, le ta njohin veten dhe le ta gjejnë pozitën që do t’i shkojë më së shumti përshtati! Burimi: Iljasa Salihu

Heshtja e intelektualit përballë mashtrimeve dhe padrejtësive të shumta

Heshtja e intelektualit përballë mashtrimeve dhe padrejtësive të shumta, është e ngjashme me heshtjen e nënës e cila rri e nemitur përballë fëmijës që është nisur drejt një grope të thellë. Nuk besoj se ndonjë nënë do të heshtte në raste të këtilla, por po më duhet të besoj se disa të ditur e goxha shumë të arsimuar, më parë janë në gjendje ta dëgjojnë rrapëllimën e fëmijës, zhurmë kjo që krijohet prej ramjes së fëmijës në gropë, se sa zhurmën e urtësisë së tyre. Burimi: Iljasa Salihu

Sa mirë që të keqen e tyre vetë po e zbulojnë

Nuk mund të themi se e keqja nuk po përparon. Partia në pushtet që i mungon pushteti, por jo edhe vasaliteti, pastaj intelektualët e varur, me zgjuarsi të mprehtë po mëtojnë të na mashtrojnë. Në pamundësi të ndaljes së projekteve antishqiptare, ata këtyre projekteve po ia imagjinojnë (shtojnë) elementin shqiptar. Kaq, sa lehtë mbaroi çdo gjë. Në sajë të këtij botëkuptimi edhe vrasja e Harun Alit me shokë, enciklopedia, burgosjet me dhe pa fakte, rrahjet e nxënësve shqiptar etj, paskan qenë me elemente shqiptare. Përndryshe, po të mos ketë qenë i pranishëm elementi shqiptar në këto projekte, atëherë “patriotët” tanë me kohë do t’i kishin ndalur. Burimi: Iljasa Salihu

Si luftohet korrupsioni?

Nga paslufta e deri tash duhet të hetohet pasuria e Ministrave,Kryetarëve të Komunave dhe Drejtorëve.Pse? Paga e Ministrit është e njejtë me pagën e Deputetit (1300 euro + 200 deri 300 euro nga komisionet),por shumica më parë bëhen Ministër se sa që qëndrojnë Deputet. Dihet,se përfitimet që i ka sa është Ministër,nuk mund ti ketë si Deputet. Tenderomania,shërbimet që iu ofrojnë biznismenëve dhe afaristëve të ndryshëm bëjnë që një Ministër gjatë manda tit të tij të pasurohet shumëfish. Njejtë êshtë edhe Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e ndryshëm. Me respekt, Gëzim Kelmendi .

Ta rilexojmë së bashku këtë nënvizim nga "Sekreti"

Të dashurit e mi, Ta rilexojmë së bashku këtë nënvizim nga "Sekreti": Kur falënderon sikur ta kesh marrë atë që dëshiron, emiton një sinjal të fuqishëm në Univers. Sinjali tregon që ti tashmë e ke atë gjë, ngase po tregohesh mirënjohës. Çdo mëngjes, para se të ngrihesh nga shtrati, bëje zakon të jesh PARAPRAKISHT mirënjohës për ditën fantastike që të pret, sikur ta kishe jetuar tashmë. Për Ju, me shumë dashuri, Daut Demaku

Luani është mbret i kafshëve

Luani është mbret i kafshëve. Kurse unë habitem se si disa njerëz duan që luanin ta bëjnë edhe mbret të njerëzve. Ku ta di unë i shkreti, ndoshta dikush nuk e ndien veten si njeri dhe natyrshëm si jonjeri do ta kërkojë mbretin e tij, mbase ky mbret të jetë edhe simbol i shtetit. Burimi: Iljasa Salihu

Lejuam të bëhemi dele, ndaj na sundon mbreti luan

Asani, Asllani dhe Luani thonë se luani nuk ka qenë simbol i sllavëve, prandaj simboli i VMRO-s duhet të bëhet stemë e shtetit, sepse kjo parti edhe pak do të del parti shqiptare. Ai paska qenë simbol i shqiptarëve, ndaj edhe kryeministri, një armik i hapur i shqiptarëve, me emfazë e përkrahu këtë simbol shqiptar. Kjo mendësi është e ngjashme edhe me rastin e projektit vrasës “Skopje 2014”! Lloji i këtyre intelektualëve, nesër do të na mashtrojnë se të gjithë figurat janë figura shqiptare. Haj medet haj për kokat tona të ndritura, të cilët po prodhojnë vetëm terr! Burimi: Iljasa Salihu

Shiko gjeje veten në njërin nga këto shtatë grupe:

Shiko gjeje veten në njërin nga këto shtatë grupe: Muhamedi alejhi selam ka thënë: “ Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: 1. Udhëheqësi i drejtë, 2. I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm, 3. Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhaminë, 4. Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë, 5. Ai djalë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: ‘I frikësohem Allahut’, 6. Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe 7. Personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”. (Buhariu dhe Muslimi) Burimi: Senad Ramadani

Një varrmihës i ndershëm të paktën

Thonë se politikani duhet të jetë i ndershëm. Po të njëjtit njerëz pastaj thonë se nëse është politikan nuk mund të jetë i ndershëm! Nuk e di se përse këto dy fjalë të jenë zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe jo plotësuese njëra për tjetrën? Kur do ta bashkohen këta që vetëm si të bashkuar mund të jenë në jetë? Ndershmëria është shpirti, kurse politikani është trupi. Është vërtetuar se po nuk e varrosëm kufomën, ajo do të kundërmojë erë shumë të rëndë. Prandaj, ti varrosim ata që u mungon ndershmëria-shpirti, sepse ata kanë vdekur. Të paktën t’i nderojmë me një varr të çelur prej varrmihësve të ndershëm! Burimi: Iljasa Salihu

Disa mënyra për të kuruar diabetin

Shkencëtarët parashikojnë se sëmundja e diabetit do të jetë shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në vitin 2030. Kjo ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të marrë sheqer jashtë qarkullimit të gjakut ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që ajo prodhon. Shkencëtarët pohojnë se dietat me bazë bimore përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar pozitivisht tek të prekurit nga diabeti. Kalimi në një diete vegjetariane mund t’ju ndihmojë të kuroni apo të mbani larg diabetin. Miliona njerëz përpiqen të luftojnë këtë sëmundje vrasëse, duke i qendruar larg konsumimit të mishit. Studiuesit theksojnë se yndyrnat shtazore mund të ndihmojnë për të kuruar gjendjen e pacientit. Ndryshimet në dietë mund të përdoren si një trajtim alternativ për diabetin e tipit 2. Një analizë e studimeve të mëparshme zbuloi se dieta vegjetariane, ndihmon për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës. Për njerëzit më diabet të lartë rreziqet j

Zani i zemrës- Filip Shiroka - Analiza

Zani i zemrës i Filip Shirokës është një prej veprave që përfshihen në kolanën Visare të letërsisë shqiptare. Filip Shiroka është nga ata patriotë, i cili rrëmbeu jo vetëm pushkën, por dhe penën për të mbrojtur të drejtat legjitime të një populli, të cilat po merreshin nëpër këmbë brutalisht. Ndjenjat e tij patriotike dhe karakteri i tij i ndershëm dhe i drejtë e lidhën ngushtë me A. Z. Çajupin, që ishte figura më e shquar e lëvizjes atdhetare në Egjipt, shpirti i kolonisë dhe i lëvizjes atdhetare të shqiptarëve të mërguar atje. Filip Shiroka pati fatin të jetonte në dy epoka historike: në epokën e Rilindjes Kombëtare dhe në atë që nisi pas fitores së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Thelbin e veprës të tij e formojnë idetë e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane dhe ëndrra e lirisë që qe frymëzimi i të gjithë rilindasve shqiptarë.

Mbreti Lir - Komenti dhe Analiza - William Shakespeare

Subjekti : Mbreti Lir eshte mbreti i Anglise. Ai vendos te lere fronin e tij dhe t’a ndaje mes tre vajzave te tij, Gonerilit, Reganit dhe Kordelias. Ai I vendos ato para nje prove ku do te shihte se cila nga vajzat do ta donte me shume. Dy vajzat e medha  nisin ta manipulojne me fjale, ndersa Kordelja, vajza e vogel thote se ajo e do babain e saj ashtu sic do femije. Prandaj ai nuk I jep asaj nga tokat e veta, por e mallkon  dhe  e debon ate nga shtepia. Nderkohe  Kordelja shkon ne France pasi mbreti I Frances ishte ne dashuri me te. Me pas  Liri e kupton se c’gabim te rende kishte bere pasi dy vajzat e debojne nga shtepia dhe e lene ne shi. Nderkohe  Konti I Glosterit  ka gjithashtu probleme familjare. Djali I tij I madh, Edmundi, eshte I adaptuar . Ai nuk e pranon dot kete dhe thur nje intrigue sikur djali tjeter , Edgari do te vrase babane e tyre. Ndaj Glosteri e debon Edgarin dhe mban prane vetes Edmundin. Kur Glosteri merr vesh qe Lirin e kane braktisur te bijat, e ndihmo

Shumë zhurmë për asgjë - William Shakespeare - Analiza

Komedia Shume zhurme për asgjë i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor. Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në Antikitet dhe rishfaqet në mjaft autore të kohës së Shekspirit : ai njihet si motivi i "kipcit" ose i ngatërresës që vjen si pasoje e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme. Në komedinë e Shekspirit "ipci" shkakton rënien në kurth të djaloshit, i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij. Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshëm dhe në përshtatje me shijet e tij estetike. Dy djelmosha, Benedikti dhe Klaudi, ndodhen për vizite të guvernatori i Mesinës, princi Leonato që është babai i Heros dhe xhaxhai i Beatricës. Ndërsa Klaudi bie në dashuri me vajzën e guvernatorit dhe përgatitet të martohet me të, Benedikti dhe Beatricja nuk rreshtin se ngacmuari e se talluri me njeri-tjetrin, here më të mirë e her

Dështimet dhe tradhëtitë e mëdha të z. Thaçit

Dështimet dhe tradhëtitë e mëdha të z. Thaçit, assesi nuk ia arsyetojnë veprimtaritë politike z. Rugovës dhe nuk mund ta bëjnë hero Ibrahim Rugovën. Nxënësi që i merr gjitha notat dysha, assesi nuk mund ta arsyetojë nxënësin që i ka gjitha notat tresha. Si njëri ashtu edhe tjetri nuk i kanë punët mirë dhe assesi nuk mund ta përligjin njëri-tjetrin! Burimi: Iljasa Salihu

Në ditën e drurit, shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kujtojnë rrëfenjën

Në ditën e drurit, shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kujtojnë rrëfenjën kur mali ia kishte dhënë bishtin sëpatës dhe pastaj sëpata e kishte bërë lesh të shprishur malin. Shqiptarët ia dhanë votat atyre që i ngjajnë shumë drunjve dhe pastaj pranuesit e votave e trajtësuan në lesh të shprishur jo malin, por kulturën dhe moralin tonë. Burimi: Iljasa Salihu

Gazetaria zanat që mësohet!

Parimi se gazetaria duhet mësuar, se nuk është racionale të lejohet që gazetari të formohet vet, rastësisht me ndihmen e praktikës tepër të zakonshme - është parim jetik dhe ai gjithnjë e më shumë do të imponohet në masën sipas të cilë gazetaria edhe në Itali do të bëhët industri gjithnjë më e ndëlikuar dhe organizëm qytetar përherë e më i përgjegjshëm. (Antonio Gramshi) Burimi: Fahri Musliu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more